Mbrëmjen e djeshme në Big Brother Fun Club iu vendos njëherë e mirë vula thashethemeve se ditën e shtunë do të kemi dasmë.
Si fillim ishte regjisori Eduart Grishaj i cili tha se Kiara dhe Luizi do të kurorëzojnë zyrtarisht dashurinë e tyre, më pas ishte vetë nusja ajo e cila ndonëse nuk dha shumë detaje tregoi se do të jetë një natë magjike plot supriza.
Ndërokë në rrjet po qarkullon velloja e një nuseje. Kanë qenë pikërisht shoqet e Kairës, Xheni Karamani dhe Ina Cela ato të cilat në llogaritë e tyre në Instagram kanë postuar të njëjtën foto.
Tani nuk dihet nëse velloja që kanë postuar vajzat është ajo që do veshë Kiara në dasmën e saj apo jo, ama as në këtë situatë nuk mungojnë aludimet. Ndërkohë vetë Kiara dje tha se preferon një fustan tb shkurtër dhe jo atë fustanin magjik, të gjatë që shumë vajza vendosin ta veshin në ditën e tyre më të rëndësishme.