Indrit Hoxha çon në SPAK kryebashkiakun e Vorës: Tender 2.3 milionë euro për pastrim, por bashkia është më e pista

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha ka kallëzuar këtë të mërkurë në SPAK kryebashkiakun socialist Blerim Shera. Ai ka thënë për mediat se Bashkia e Vorës është më e pista, por Shera ka dhënë tender 2.3 milionë euro për pastrim.

“Sot kam bërë kallëzimin e parë penal për një aferë korruptive në Bashkinë e Vorës, me vlerë 2.3 milionë euro. I bëj thirrje zotit Dumani të fillojë sekuestrimin e dokumenteve menjëherë, dhe të çojë para drejtësisë autorët e këtij krimi ekonomik me taksapaguesit e Vorës.

Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit që është në vlerën e 2.3 milionë eurove. Sot, Bashkia e Vorës është më e pista dhe unë kam kallëzuar kryetarin Blerim Shera”, u shpreh Hoxha.

Më tej, kandidati i opozitës ka bërë dhe një thirrje politike, duke i kërkuar SPAK të hetojë pasurinë e tij dhe të familjarëve, si dhe atë të kryebashkiakut Blerim Shera dhe familjarëve të këtij të fundit.

“I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme, të hetojë pasurinë time, të familjarëve të mi, të afërmve të mi. Gjithashtu, i bëj thirrje të hetojë dhe pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Vorës, familjarëve të tij dhe të afërmve të tij”, u shpreh Indrit Hoxha.

Zjarr Tv Ad