Klajda Gjosha :”Qeveria,propagandë mbi fatin e popullit”

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar lidhur me përmbytjet duke akuzuar qeverinë për informimin në këto ditë.

Gjosha thotë se qeveria i detyrohet të vërtetën qytetarëve pasi Kaskada e Drinit u vetëmenaxhua dhe se qeveria shef qytetarët në mëshirë të fatit nga diga e Vaut të Dejës.

Sipas Gjoshës, është e vërtetë që prurjet ishin 4000m3/s, por liqeni i Fierzës ishte 270 mmnd, kurse sot afër 290 mmnd dhe s’ka prodhuar një kWh këto ditë.

Ajo akuzon qeverinë që thotë se shkarkimet deri në 1100 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës nuk ndikuan zonën e nën Shkodrës që prej ditësh është nën ujë.

STATUSI NGA KLAJDA GJOSHA

Fatkeqësitë natyrore janë të pashmangshme dhe mbeten jashtë kontrollit të forcës së njeriut!

Një qeveri punëtore dhe e përulur përpara popullit merr masa për parandalimin në maksimum të ardhjes së pasojave të rënda për popullatën dhe për më tepër aty ku pasojat janë evidente i gjendet pranë fatkeqëve. Për ditë me radhë qeveria që nuk qeveris po propagandon mbi fatin e madh që ne si popull kemi sepse nuk na la të mbytemi edhe më shumë sepse e mbajti ajo në gjirin e saj ujin e lumenjve dhe të liqeneve të kaskadës së Drinit, dhe nuk bën sic bën te tjerët që nuk e mbajtën dot ujin.

Për ditë me radhë përballemi me keqinformim dhe fshehje të një vërtete, e cila nëse sot mbulohet nesër mund të na dëmtojë edhe më shumë.

Na është thënë se prurjet në kaskadën e Drinit janë më shumë seç kanë qenë që nga epoka e s’di se kur, por nuk na thonë dy herë të njëjtin informacion në një standard. Të thuash që prurjet në kaskadë janë 4000m3/s dhe se vite të shkuara na paskan qenë shumë më pak, nuk ke thënë asgjë. Është detyrim i shtetit që përballë qytetarëve të tij të thotë një të vërtetë të madhe, PO prurjet janë 4000m3/s në kaskadë ama liqeni i Fierzës ishte  270mmnd dhe sot është afër 290mmnd dhe ska prodhuar një kËh gjatë këtyre ditëve.  Të thuash që shkarkimet, deri në 1100m3/s, nga HEC V. Dejës nuk ndikojnë në zonën e nën Shkodrës është si të thuash që nuk quhesh i lagur nëse uji të shkon në gju e jo deri në kokë.

Kaskada u vetëmenaxhua, ju na detyroheni për të vertetën!

Sot blegtorët, fermerët dhe familje të shumta janë në mëshirë të fatit, qeveria i shef nga kurora e digës së V.Dejës.

Ndaloni propogandën, informoni pa censurë dhe ndihmoni të dëmtuarit nga fatkeqësia që i ka goditur

Zjarr Tv Ad