Treni super i shpejtë i projektuar për klimë të ftohtë

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina ka ndërtuar një tren të ri super të shpejtë, i projektuar për klimat jashtëzakonisht të ftohta.

Mjeti i ashtuquajtur “tren plumb” mund të funksionojë me shpejtësi deri në 350 kilometra në orë në temperatura të ulëta deri -40 gradë.

Treni do të lëvizë në një linjë të re, që lidh kryeqytetin kinez Pekinin me destinacionet verilindore, duke përfshirë Shenyang dhe Harbin,  ky i fundit është i njohur për festivalin vjetor të borës dhe akullit.

Zhou Song, drejtori i Grupit Hekurudhor Pekin, ofroi një analogji për të shpjeguar sistemin e ri të frenimit të trenit.

Ai tha :“Nëse treni ndalet në Harbin për një orë, për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë, sistemi i frenimit mund të ngrijë lehtësisht. Sistemi i ri do të lejojë që frenat të lëvizin herë pas here edhe nëse treni ndalet, në mënyrë që të rezistojë në mot të ftohtë, ashtu sikundër ndodh me njerëzit që lëviznin këmbët “.

Disa nga komponentët e optimizuar të trenit janë: bulona me aliazh krom-molibden – një material që duron temperatura jashtëzakonisht të ulëta; shirita silikoni, të cilat parandalojnë që bora dhe akulli të futen në trupin e trenit; pajisje për kontrollin e frenave rezistente ndaj temperaturës dhe tuba prej çeliku që nuk ndryshken me pajisje ngrohëse.

Zjarr Tv Ad