Klevis Balliu kritikon Lulzim Bashën: Vendimi për përjashtimin e Berishës është i gabuar, dje rrinte kokëulur para simpatizantëve të PD

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klevis Balliu, ish-deputet i PD, kritikon kryetarin Lulzim Basha për përjashtimin e liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar. Ai thotë se vendimi i Bashës është i gabuar dhe dhe i kushton shumë PD-së dhe opozitarizmit në Shqipëri.

“I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë”, shkruan Balliu ndër të tjera.

 Klevis Balliu:

Përjashtimi i Sali Berishës – Përjashtim i simbolit të opozitarizmit

Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është një vendim i gabuar që nuk i kushton vetëm Partisë Demokratike por i kushton shumë opozitarizmit në Shqipëri. Nuk merren vendime të momentit për politikanë të gjithëkohshëm.

Ai ka qenë, është dhe do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar me denoncimet e tij që nga avionët e drogës e deri tek kapja e shtetit.

I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë.

Asnjë fitore e PD nuk mund të quhet e tillë nëse ajo vjen duke shkelur të drejtat e demokratëve e aq më tepër të liderit historik të saj.

Armiku dhe përballja është dhe duhet të jetë me Edvin Kristaq Ramën, njeriu i cili ka vjedhur shtetin, ka shkatërruar demokracinë, ka vjedhur shqiptarët dhe ka tradhëtuar Shqipërinë duke cënuar interesat tona kombëtare.

Zjarr Tv Ad