Klevis Balliu: Nuk ekzistojnë probleme të brendshme në PD

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Problemet e brendshme në PD nuk ekzstojnë për shefin e organizimit të PD Klevis Balliu, sepse kundërshtarët e grupit të Berishës janë njerëz pa mbështetje.

Duke diskutuar për strukturën e re të organizimit në PD në studion e ABC Live, Klevis Balliu vuri në dukje se “problemet e brendshme nuk ekzistojnë, nuk janë baza e partisë, në kontekstin e aksionit politik me bazën, deputetë që nuk kanë punë me bazën ,njerëz të vetmuar nuk prishin elektorat sepse nuk kanë elektorat që të prishin punë, ajo që është problematikë, qoftë e opozitës në tërësi është që duhet një punë me intensive”.

Sipas tij, puna e organizimit të opozitës vështirësohet nga fakti që qeverisja aktuale ka ngritur sisteme të tëra për të vjedhur si për shembull bordet.

Për shefin e organizimit në PD, kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen nga dalja e informacioneve shumë sensitive, madje një gjë e tillë duhej të kishte ndodhur që kur doli lista e patronazhistëve. Sipas Klevis Balliut, ngjarja më absurde që po i ndodh shtetit është dalja e informacioneve.

“Sot kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen, duhet ta kishte dhënë që kur doli lista e patronazhistëve”, tha Balliu.

Zjarr Tv Ad