KLGJ i propozon Dvoranit të bëhet pjesë e 6 gjykatave të Apelit në vend

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i është propozuar që të bëhet gjyqtar Apleti në Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, apo në Gjykatën e Apelit Administrativ.Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë gjyqësor dhe Dvoranit i është lënë afat deri në 28 korrik për të vendosur.Në qershor Këshilli i Lartë Gjyqësor i dha të drejtë Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke konstatuar përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.Me 6 vota pro dhe 3 kundër KLGJ vendosi mbarimin e mandatit të Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, çka rrjedhimisht solli edhe ndërprerjen e mandatit si kryetar i Këshillit të emërimeve në drejtësi.Ndërkohë, KLGJ vendosi hapjen e procedurës së komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe shpalljen e kërkesës për 5 (pesë) kandidatura nga radhët e gjyqtarëve.Në vijim Këshilli, pasi u njoh me dokumentacionin përkatës, vendosi pezullimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga znj. Ariana Gaçi, për rikthimin e saj në funksionin e Këshilltarit të Gjykatës së Lartë. Më tej, mbledhja vijoi me shqyrtimin e relacionit mbi situatën e pritshme të caktimin në pozicion të të sapodiplomuarve për magjistratë.Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që t’i kërkojë Shkollës së Magjistraturës, si organi kompetent që bën renditjen e kandidatëve për magjistratë, të unifikojë listën e të diplomuarve për magjistratë, profili gjyqtar.Gjithashtu, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin nr.86, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. Klodiana Veizi, për shkak të tërheqjes së saj nga kandidimi për këtë pozicion.Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Irida Kacerja të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 91, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.

Zjarr Tv Ad