Klodian Tomorri: Vajti Rama në opera dhe pastaj tha duhen rritur pagat e artistëve/ Programi i qeverisë është listë dëshirash…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri, ka qenë i ftuar në emisionin ” Të Paekspozuarit”, për të folur për programin e qeverisë, veçanërisht aspektin ekonomik të tij. Tomorri tha se programi është “një listë dëshirat” dhe shpesh vendimet i merr Edi Rama me kokën e tij, pa ndonjë plan konkret.

“Para dy-tre ditësh kryeministri ishte në Teatrin e Operas. Tha në mbledhjen e qeverisë, pasi pash shfaqjen atje, u binda që duhet të rrisim pagat e artistëve. Aty u bind që artistët duhet të merrnin rroga më të larta.

Kjo tregon shumë për programin. Këtu nuk ka qeverisje normale, që funskionon mbi bazën e politikave, strategjive, por ka një qeveri ku kryeministri mendon se duhet të bëjë disa gjëra dhe i bën. Është bindur kryeministri që duhen rritur rrogat me 30% dhe e shkruajti në program. Ka thënë do të rriten pensionet, por jo se sa do të rriten.

Prania e grave në qeveri, e shoh si një operacion makiazhi, që është në stilin e kryeministrit, që ka qejf të jetë prezent në mediat ndërkombëtare. Bën një qeveri që vë në pjesën dërrmuese gra, për t’i treguar botëse se jemi të emancipuar.

Nuk jam dakord me idenë që gratë janë më pak të prirura për korrupsion. Në atë foto [të qeverisë], keni tre gra që janë hetuar për korrupsion domethënës për tendera, por kanë shpëtuar me procedurë, se nuk kanë firmosur vetë, kanë vënë ata poshtë. Kjo histori që me gra ka më pak korrusion, është një mit. Njerëzit janë të prirur njëlloj për korrupsion, qoftë burra, qoftë gra.

Programin e shoh si një listë dëshirash, do të rrisim rrogat, do të financojmë porte, aeroporte…”, tha gazetari.

 

Zjarr Tv Ad