Klodiana Lala e pyet për hetimet mbi Ndrangheta-n, nuk përmbahet Veliaj, i kthehet ashpër gazetares: S’je prokurore! Të fala Saliut

0
1180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pyetja e gazetares Klodiana Lala për hetimet që lidhen me mafian, solli një përgjigje aspak të hijshme nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Teksa ky i fundit ishte duke komunikuar me gazetarët pas daljes nga GJKKO, u përball me pyetjen e Lalës, që solli reagimin e tij aspak etik.

Veliaj u pyet se nëse do përballej me prokurorinë nëse do kërkohej për hetimet që lidhen me Ndragheta-n. Duke theksuar se do vinte gjithmonë, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, iu drejtua gazetares duke i thënë se nuk ishte prokurore. Në fund ai shtoi me të qeshur: Të fala Saliut.

Klodiana Lala: Veliaj, Prokuroria ka çështje që lidhen me Ndragheta, ku thuhet se mafiozët kishin kontakt me Bashkinë e Tiranës, a do vini të përballeni me prokurorinë?

Veliaj: Do vij gjithmonë, e kemi sqaruar, s’kemi pasur asnjë kontakt. Në dallim nga Berisha nuk trembem. Një njeri që gënjen dhe shpif, është njeri që i përket të së kaluarës. Dhe një herë, pyetja juaj ishte a vij për çdo çështje.

Klodiana Lala: A keni një qëndrim thashë?

Veliaj: Po ju nuk jeni prokurore, kur të jeni do vij të flas me ju. Faleminderit, të fala Saliut, me datë 19 me Polici.

Zjarr Tv Ad