Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur paraditen e sotme, ku ka miratuar unanimisht gjashtë këshilltarët pranë këtij institucioni.
Ata janë Artur Cara, Vitjuna Mata, Arjan Muçaj, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo dhe Ornela Rrumbullaku.
Po ashtu në vijim të mbledhjes është edhe shqyrtimi i kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Kjo pasi LSI kërkoi shkarkimin e saj, lidhur me kalimin e një kandidature për të qenë pjesë e KLP.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi shkarkimin dhe ndjekjen penale ndaj Markut, pasi e kaloi kandidaturën e Bujar Sheshit për të qenë pjesë e KLP, pa pritur verifikimet lidhur me figurën e tij.