Klubi i super të pasurve po rritet – po ashtu edhe pasuria e tyre e përgjithshme. Një studim i bankës zvicerane UBS nxjerr në pah gjithashtu, që Kina u paraprin të gjithëve me disa miliarderë dhe disa miliarda më shumë.
Tregje të aksioneve në bum, rritje e çmimeve të pasurive të patundshme dhe rritje ekonomike në front të gjerë kanë bërë që pasuritë e njerëzve më të pasur në botë në vitin 2017 të jenë rritur me rreth 19% krahasuar me një vit më parë duke arritur në një shumë rekord prej 8,9 bilionë dollarësh. Kjo mësohet nga një studim i sapo bërë publik i shoqatës së konsulencës PwC dhe bankës zvicerane UBS, tek e cila është zgjeruar banka e të dhënave.
Kinezët të pasur në moshë më të re
Eshtë Kina kryesisht që prej vitesh po shënon ngjitje në këtë drejtim. Më 2017 super të pasurit e Kinës patën rritjen më të madhe në mbarë botën me një plus pasurie prej 39% në vlerën 1,12 bilionë dollarë. Studimi numëron 373 kinezë që aktualisht i përkasin klubit të miliarderëve – një vit më parë numri i miliarderëve kinezë ishte 318. Kinezi ekstremisht i pasur me një moshë rreth 55 vjeç është mesatarisht më i ri se pjesa tjetër e miliarderëve në botë që janë afërsisht rreth moshës 64 vjeç.
Edhe në Gjermani numri i miliarderëve brenda një viti është rritur nga 117 në aktualisht 123. Sipas këtyre të dhënave kuota e rritjes në Gjermani është 5% më e larta krahasuar në nivelin europian. Një ndër pesë miliarderët në Europë janë nga Gjermania.
I pasur me forcat e veta
Gjermanët më të pasur sipas një liste të revistës “Manager Magazin” duhet të jenë aksionerët e mëdhenj të BMW-së Stefan Quandt dhe Susanne Klatten me një pasuri të vlerësuar në rreth 34 miliardë euro. Të dy trashëgimtarët e koncernit kanë 47 përqind të aksioneve të prodhuesit të automjeteve – ata kanë pasur vetëm në maj të këtij viti një divident prej 1,1 miliardë eurosh.
Studimi vëren një tendencë në rritje të miliarderëve, që ia kanë dalë me forcat e veta me një ide të mirë biznesi të bëhen pjesë e klubit të super të pasurve: nga 332 syresh në vitin 2017 ishin 199 të ashtuquajtur miliarderë selfmade, 89 prej tyre janë nga Kina.