Koalicioni Meta-Berisha, Salianji për Report Tv: I domosdoshëm, tani PD të bëj pjesën e saj! Opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës ishte i domosdoshëm për zgjedhjet vendore. I ftuar në Report Tv, Salianji theksoi se tashmë i mbetet pjesës tjetër të PD-së që të bëjë gjithçka që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në këto zgjedhje.

“Faktorët e opozitës duhet të jenë të bashkuar për zgjedhjet vendore, për më tepër për të pasur një koalicion të madh opozitar që asnjë votë të mos shpërdorohet. Koalicion që ka funksion deri më tani, të paktën në qëndrime publike. Tani i takon pjesës brenda PD për të bërë gjithçka që është mundur për të pasur një kandidat zyrtar të opozitës së bashkuar të përbashkët përballë qeverisë”, tha Salianji.

Ndalur në procesin e primareve të Rithemelimit, Salianji tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se duhet të ishin ngritur komisione të përbashkëta nga dy palët e PD-së për të menaxhuar procesin, në mënyrë që të ishte më i besueshëm dhe të mos kishte kontestime për manipulime.

“Duke qenë se në PD ka një klimë mosbesimi mes palëve duhej të bënin komisione të përbashkëta për menaxhimin e procesit për të pasur mundësinë e regjistrimit të listave të sakta. Duke pasur një proces ku palët kontrollojnë njëra tjetrën do ishte proces i besueshëm dhe që nuk do linte arsye për dyshim, çdo proces zgjedhor ka pasur kontestime për listën e anëtarësisë që ka votuar Kjo do ishte rruga e duhur për të arritur me një kandidat që do ishte i pranuar për secilën palë”, u shpreh Salianji.

Një koment e pati edhe për protestat e paralajmëruar nga Sali Berisha, për të cilat tha se pjesëmarrja duhet të jetë masive.

“Pjesëmarrja të jetë sa më madhe sa më masive në raport me një regjim që ka kapur çdo institucion në këtë vend. Protesta janë të domosdoshme për tu organizuar”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad