Kocaqi: Pedagogët tatohen më shumë se bizneset, rritja e fundit e rrogave në 2014

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Elena Kocaqi, është shprehur se pedagogët në vendin tonë tatohen më shumë se bizneset.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanias”, në Euronews Albania, Kocaqi theksoi se që prej 2014 pedagogët nuk kanë pasur rritje rroge.

“Rritja e rrogave është bërë vetëm në 2014 nga qeveria Nano, pas një rritje që bënë pedagogët. Kam që në 2007 në sistem, dhe kur ka qenë qeveria Berisha na ka ulur nga 50 euro në atë kohë. Kur ka ardhur qeveria Rama në 2013, tatim fitimi nga 10% shkoi në 15% dhe na u ulë prapë rroga. Ora e mësimit të një pedagogu është ulur me 50%”- shprehet Kocaqi.

Kocaqi nënvizoi  se në fund të vitit orët shtesë të pedagogëve, mblidhen dhe tatohen me 23%.

“Çdo orë mësimi shtesë që bëjmë ne pedagogët mblidhen në fund të vitit dhe tatohen me 23% tatim fitimi, që nuk tatohet asnjë biznes Shqipëri. Rrogat nuk duhet të ishin këto që janë. Nuk është vetëm çështja e rritjes së rrogave por edhe vjetërsia në punë”-deklaroi pedagogia.

Zjarr Tv Ad