Kodheli përgjigje Greqisë: Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO brenda dhe jashtë kufijve

0
899
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i përgjigjet Greqisë lidhur me kërcënimet e fundit nga shteti fqinj dhe deklaratat e homologut grek Panos Kamenos pranë kufirit me Shqipërinë, ku u shfaq i veshur me rroba ushtarake.

“Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO-s brenda dhe jashtë kufijve të tij. Besoj në vlerat që mbrojmë çdo ditë dhe se besoj më shumë në moton e aleancës “28 për një dhe 1 për 28”, u shpreh ajo në një intervistë për të përditshmen greke “Ethnos”.

Ministrja shqiptare u pyet dhe nëse ka një rritje të retorikes nacionaliste nga ana e Shqipërisë që prekin të drejtat e pakicës dhe minojnë klimën e besimit mes dy vendeve.

Në këtë drejtim Kodheli tha se Shqipëria hyn në ato vende me nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe kjo jo vetëm në ligj por dhe në atë dhe shihet dhe mendohet në jetën e përditshme.

“Mund të them pa ekzagjerim se në këtë çështje ne shqiptarët jemi unike. Çdo gjë tjetër është retorikë”, thotë Kodheli.

Ajo i ka dhënë përgjigje dhe çështjes së ngritjes së varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, duke shtuar se kjo çështje por dhe të tjera të pazgjidhura janë në axhendën e së ardhmes dhe se ato duhet të formojnë shtyllat e një bashkëpunimi më të fortë mes dy vendeve.

Zjarr Tv Ad