“Gentiani me kërkoi të shkoja të kontenieret e të merrja një çantë me hekura. E mora dhe ja dërgova në makine. Nuk dija qe kishte kokaine”. Kështu deklaron Altin Myslihaka, i arrestuar në lidhje me kokainën e bllokuar në portin e Durrësit.
Në dëshminë e tij Myslihaka në sallën e gjyqit, i tha se kishte punuar në varkën e Malindit, i cili është aktualisht i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa shtoi se 2 javë më parë ishte pushuar.
Ai mohoi kategorikisht se kishte lidhje me 137 kg drogën e ardhur nga Ekuadori, në kontejnerin e bananeve.
“Kam qene i punesuar ne anijen e Gentian Malindit. Dy jave me pare me kishte larguar nga puna. Ate nate me kerkoi te shkoja te kontenieret e te merrja nje cante me hekura. E mora dhe ja dergova ne makine. Nuk dija qe kishte kokaine. Mendova se kur foli per hekura e kishte fjalen per ndonje gje qe i duhet per anijen”, tha Myslihaka.