Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh se pushteti qendror dhe vendor në Shqipëri është vënë në shërbim të krimit. Reagimi erdhi pas publikimit të përgjimeve të Antimafias Italiane për eksponentë të organizatës “Ndragheta” që kanë investuar në pasuri të patundshme apo kanë përfituar tendera publikë.
Kokëdhima u shpreh se klasa e korruptuar politike në Shqipëri është gati të bëjë pakt edhe me djallin për pushtet dhe pasuri.
“Përgjimet e Antimafias Italiane që tregojnë pazaret e mafiozëve italianë për leje ndërtimi në Tiranë apo tendera në shëndetësi konfirmojnë vënien e pushtetit qendror dhe vendor në shërbim të mafies së krimit dhe të parave të pista.
Ndërsa biznesi i ndershëm nuk lejohet të investojë pa paguar taksën e rryshfetit te zyrtarët e korruptuar dhe përjashtohet nga çdo garë dhe punë publike, mafia shtetërore dhe ajo e huaj i ka ngulur themelet thellë në ekonominë shqiptare me investimet në pasuri të patundëshme, shëndetësi apo pastrimin e mbetjeve urbane.
Nuk duhet të çuditemi nëse dalin fakte të reja edhe më tronditëse. Kjo klasë e korruptuar politike është gati të bëjë pakt edhe me djallin për pushtet dhe pasuri” shkruan Kokëdhima
Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...