Përfshirja në plane mafioze, reagon Veliaj padit Grida Dumën për shpifje

0
388
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me lajmet e qarkulluara në media se mafiozë italiane po investojnë për plane biznesi në Shqipëri dhe kryesisht në Tiranë. Veliaj i konsideron të pavërteta lajmet dhe sipas tij çdokush që investon në sektorin e ndërtimit në Tiranë ka emër dhe mbiemër dhe është i identifikueshëm.
Kryenbashkiaku i bën thirrje prokurorisë të hetojë cilindo që flet në emër të Bashkisë së Tiranës, gjithashtu ai bën me dije se ka ngritur një padi për shpifje ndaj Grida Dumës, e cila përmes një conference për media akuzoi publikisht Veliajn.
Reagim i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës:
Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.
Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!
E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.
I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla.
Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të rradhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!

Zjarr Tv Ad