Kolapsi në mjekësi/ Flet Ilir Allkja nga emisioni “Shkruaje në Akull”(VIDEO)

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin e Ismet Drishtit,”Shkruaj në Akull”, ishte i ftuar mjeku i urgjencës Ilir Allkja, ku foli për premtimin e qeverisë, lidhur me rritjen e pagave për stafin  mjekësor, “por mbetet thjeshtë një premtim, sepse është si ajo shprehja e prindërve, kur u thonë fëmijëve që dëshirat do t’ua plotësojmë nesër, osë një ditë tjetër. Pra dhe ne mbetemi me këto dëshira, që një ditë do të na plotësohet kjo ëndërr, sepse të shpresosh nuk kushton gjë”, është shprehur Allkja. Gjithashtu Allkja foli dhe për kushtet, që të paktën të ishin ashtu si kanë kolegët tanë të rajonit si; Maqedonia, Kosova apo Bosnja.

“Më ka impresionuar Kryeministri kur tha se; ne jemi krenar si qeveri, sepse Europa është larg nesh, sepse Shqipëria i paguan mjekët disa herë më mirë se Gjermania, edhe unë e kam lënë me kaq dhe nuk kam bërë kërkime, sepse e kam marrë si të besueshme. Kryeministri para disa muajsh, deklaroi se; ne jemi 10 herë më mirë se Italia, ku kapacitetet spitalore, janë të afta të presin dhe të menaxhojnë gjithë fluksin e pacientëve, ku për fat të keq, fluksi i të infektuarve, është i madh dhe kapacitetet dihen”, tha Allkja.

Mjeku Allkja u shreh se; “testimet, duhet të bëhen në mënyrë masive, sepse shumë njerëz, nuk  e dinë që janë të infektuar dhe shkojnë në punë dhe tek të afërmit, e që strategjia nga OBSH-ja, nuk është respektuar”.

Nga eksperienca ime si mjek, duke marrë shkas edhe nga epidemitë që kanë kaluar më përpara, siç ishte ajo e vir*usit H1N1 tipi A, para vitit 2013-të, ishte çdo gjë e organizuar dhe që dokumenohej gjithçka, p.sh në përiudhën e gripit të derrit, tamifluja ishte falas.

Zjarr Tv Ad