Komisioneri Publik ankimon vendimin për kryetaren e Gjykatës së Krujës

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit të znj. Alma Kolgjoka, me detyrë Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

“Komisioneri Publik konstaton se procesi i hetimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk është i plotë dhe, për rrjedhojë, në gjendjen që janë aktet, nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, sipas nenit 59, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016.” thuhet në njoftim.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e parashtruara në këtë ankimim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pas hetimit të plotë të kriterit të kontrollit të pasurisë, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë:– Lënien në fuqi të vendimit nr. 86, datë 17.12.2018 ose Ndryshimin e vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka.

 

Zjarr Tv Ad