Komisioni i Rithemelimit urdhër për riorganizimin e strukturave të PD, për kryetar dege, anëtar Kryesie dhe Delegat

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit ka nisur punën për riorganizimin e strukturave të partisë. Kryetari i PD së Vlorës Genc Deromemaj ka shpërndarë urdhrin e grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, dhe thotë se të gjithë të interesuarit mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për të garuar për kryetar dege, anëtar Kryesie dhe delegat.

“Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Vlorë, në zbatim të Udhëzimit Nr. 5 të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, vazhdon riorganizimi e strukturave. Konkretisht:

– Kryetar PD Vlorë (paraqitja e dokumentacionit deri më 03 Prill);

– Anëtar Kryesie dhe Delegat në Kuvendin Kombëtar (paraqitja e dokumentacionit deri më 15 Prill).

Ju ftoj të bëheni pjesë e Ndryshimit! Për çdo informacion, mund të kontaktoni me funksionarët/strukturat e partisë në territor. Gjithashtu mbetem në dispozicionin tuaj për çdo informacion më shumë”, shkruan Deromemaj.

Zjarr Tv Ad