Komisioni i Sigurisë/ “Si do ta rrisni kontrollin e territorit?”, ironizon Salianji: Policisë i mungojnë paratë që të kontrollojë përbindëshat e betonit!

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Sigurisë, nuk kanë munguar ironitë nga deputeti Ervin Salianji. Deputeti i PD gjatë fjalës së tij u shpreh se policisë i duhen më shumë para për të kontrolluar në  Tiranë gradaçelat.

Pjesë nga diskutimi:

Ervin Salianji: Si mendoni ta rrisni kontrollin e territorit kanë munguar paratë që policia të kontrollojë përbindëshat e betonit gradaçelat duhen para shtesë që tua japim ne që të kontrollojë ndërtimet e paligjshme që dhe sot nuk ndërhyn? Çfarë e pengon sot policinë të shkojë ti rrethojë ata si hallexhinjtë që bëjnë dritare pa leje që ju shkojnë në çdo moment, mos ju duhen para shtesë dhe për këto? Mendoni që kjo polici në këtë drejtim politik e me këto të dhëna që ka që nuk kontrollon territorin në mes të kreyqytet, 100 metra nga zyra juaj kontrollon dot territorin për kanabis drogën kriminalitetin vjedhjet në cepa të ndryshme të Shqipërisë kur është e pamundur të veprojë në mes të kryeqytetit?

Bledi Çuçi: Për kontrollet e territorit a është parashikuar buxhet, padiskutim dhe ndryshimin këtë vit do e bëjnë dy investime e financime që do bëjnë një ndryshim shumë të madh për kontrollin e territorit, e para lëshimi i dy satelitëve që në dhjetor do lëshohen e do jenë të dedikuar posaçërisht për Shqipërinë e që do japë një situatë të përditësuar të territorit të Shqipërisë në cilësi shumë të lartë në mënyrë që të identifikohen deri në llojet e bimëve që mund të jenë mbjellë dhe investimi për blerjen e dronëve që janë pajisje që ndër të tjera bëjnë e një kontroll të territorit në çdo cep të saj. Janë dy investime që do ndryshojnë lojën në këtë fushë.

Qeveria jonë e ka treguar me vepra qëndrimin ndaj cdo ndërtimi pa leje dhe sidomos të atyre që ju i quani të mbrojtura. Jemi ne dhe jo ju që po konfiskojmë, që po bëjmë ta blejnë sa frëngu pulën atë pjesë të ndërtimit pa leje e qofshin cfarëdo lloj ndërtuesish e për çështjen e ndjekjes penale kjo nuk është çështje e qeverisë por e organeve të drejtësisë. Ne kemi referuar dhe për këto ndërtime që ju thoni se i mbron qeveria. Si e mbron kur ia merr dhe e bën të paguajë më shtrenjtë se sa blihet në treg dhe që e çon në prokurori? E qartë kush bën demagogji e kush e lufton vërtet këtë fenomen. Me këto dy investime do kemi një ndryshim rrënjësor të situatës.

Zjarr Tv Ad