“ERE të mbrojë interesin e konsumatorëve”- Jorida Tabaku: Të zhbëhet vendimin që krijon fashën prej 800 KWH

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ishte e pranishme sot në mbledhjen e ERE, ku tha ndër të tjera se ky institucion duhet të mbrojë interesin e konsumatorëve, ndërsa shtoi se duhet të zhbëjë vendimin që krijon fashën prej 800 KwH!

“Kur unë bëra kërkesen tek ERE nuk pasur asnjë vendim te bordit te ERE oer fashen 800 këh. Se dyti, ne materialin e bordit nuk kishte asnjë fakt te ri nga qeveria. Materiali i prezantuar nga FSHU ne mbledhjen e dyte ishte i ngjashëm me te parin. Pra nuk ka asnje arsye te rrezoni kërkesën time qe kërkon thjesht heqjen e fashës per mbi 100 mije familje për rritjen e çmimin e energjisë me 5 here me shume Mendimi i çdo deputeti është se ERE duhet te mbroje interesin e konsumatorëve.

Pra ERE merr parasysh interesin e qyteteve,. Së pari, çmimi i gazit në bursën ndërkombëtare të Dutch TTF për gazin ka rënë në 100 euro/megavat. Ndërkohë që kontratat Future kanë zbritur në 93.35 euro/MËH të hënën duke rënë me 20 për qind krahasuar me të premten. Ky, sipas të gjitha të dhënave, është niveli më i ulët i shitjes së gazit që nga mesi korrikut. Ndërkohë që gazi Europian është në nivele 70 për qind më të ulëta se sa nivelet e para në Gusht 2022. Pra ka një rënie të çmimeve ndonëse jo në nivelet e dikurshme, të gjithë derivatet e tjera por edhe vendet e tjera që furnizohen me gaz kanë rënë gjithashtu. Arsyet përse ka rënë çmimi i gazit lidhen me faktin që koha është e mirë, nuk ka nevojë për ngrohje dhe gjithashtu kapacitetet e magazinimet me energji elektrike janë të larta.

Së dyti, çmimet ditore duket se kanë luhatje të tilla aq sa ditën e djeshme (pra 26 tetor 2022) çmimi i ditës ishte më i ulët se sa një vit më parë. Ngjyra blu është çmimi në vitin 2022. Në harkun kohor të 7 ditëve (20 tetor-26 tetor) çmimi i energjisë elektrike në raport me një vit më parë të njëjtën periudhë ka qenë mesatarisht 56.67 euro më pak.

Së treti, çmimet javore tregojnë gjithashtu që çmimi i energjisë për muajin tetor është mi ulët në Tetorin 2022 se sa një vit më parë duke treguar shenja të një rënie të çmimit. Çmimi javën e fundit të matur ka qenë 20% më poshtë se sa një vit më parë dhe një rënie që ka nisur përpara një jave. Së treti, çmimet javore tregojnë gjithashtu që çmimi i energjisë për muajin tetor është mi ulët në Tetorin 2022 se sa një vit më parë duke treguar shenja të një rënie të çmimit.

Çmimi javën e fundit të matur ka qenë 20% më poshtë se sa një vit më parë dhe një rënie që ka nisur përpara një jave. Së katërti, edhe krahasimi i çmimeve në raport me vitin e shkuar është gjithashtu në favor të propozimit për të revokuar fashën 800 KWH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë me 5 herë çmimin e energjisë elektrike. Kërkesa ime për të revokuar vendimin për krijimin e fashës 800 KWH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë çmimin me 5 herë për familjet shqiptare nuk është thjesht një kërkesë partizane dhe populiste.

Kërkesa ime është e bazuar në të dhëna, në realitetin që po ndiqet sot nga publike, nga shifrat e tregtimit të gazit dhe çmimit të energjisë në bursën e Hungarisë. Pra është një kërkesë e logjikshme që padyshim duhet të trajtohet nga ERE e cila i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Duke pasur gjithashtu parasysh edhe situatën e vështirë të familjeve shqiptare, gjendjen e mjerueshme të portofoleve të tyre dhe realitetin ekonomik të vendit që edhe nesër pritet të ketë rritjen më të dobët ekonomike. ERE duhet të rishikojë pozitivisht kërkesën time si deputete e parlamentit për ta zhbërë vendimin që krijon fashën prej 800 KWH”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad