Komisioni për Reformën Zgjedhore, Alibeaj ngre pyetje për votat e diasporës

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i Reformës Zgjedhore ku po zhvillohet online.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë krerët e partive politike, të cilët kanë bërë dhe propozime për kodin zgjedhor dhe për elementët e tij.

Enkelejd Alibeaj, teksa është ndalur te vota e diasporës është shprehur se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar një boshllëk ligjor, një mungesë rregullash që kodi zgjedhor duhet t’i përmbante.

Sipas tij nuk mund të ketë anti-kueshtuetshmëri për rregulla që nuk janë në Kushtetutë.

“Lidhur me votën e diasporës Gjykata Kushtetuese ka konstatuar një boshllëk ligjor, një mungesë rregullash që kodi zgjedhor duhet t’i përmbante por nuk e ka bërë. Pyetja ime është, a mundet që Gjykata Kushtetuese të konstatojë antikueshtuetshmërisë e ca rregullave që nuk janë në Kushtetutë? Ajo që Gkykata ka thënë është se ka mungesë rregullash. KQZ mund t’i pyes partitë e tyre se çfarë opinioni kanë por opinioni i tyre nuk është determinant. E mira është se kur të pyesim t’i vemdosim në kushte komode për të dhënë përgjigje”-tha ai.

Zjarr Tv Ad