Komiteti Holandez i Helsinkit apel qeverive të Ballkanit Perëndimor: Pa institucione demokratike, gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit nuk ka vizion evropian dhe zhvillim

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me ose pa BE duhen hapa demokratikë konkret. Shoqëria Civile evropiane u bën thirrje udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapa konkret për integrimin evropian.

“Të vetëdijshëm për problemet dhe sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në sigurimin dhe mbrojtjen e standardeve më të larta të demokracisë, të drejtave dhe lirive themelore, sundimit të ligjit, mirëqenies ekonomike dhe sociale dhe solidaritetit për qytetarët e tyre; për sfidat mbizotëruese politike, sociale dhe ekonomike që shoqëritë e Ballkanit Perëndimor i përjetojnë si pasojë e shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut, regjimeve jodemokratike dhe autokratike dhe pabarazive ekonomike dhe sociale, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për zbatimin e vërtetë të reformave në mënyrë që të arrijnë ndryshime të qëndrueshme institucionale dhe sociale, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të jetë parimor në vlerësimin e progresit.
Pa demokraci të plotë (e cila është më shumë se një sistem shumëpartiak, por spektri i plotë i institucioneve demokratike përfshirë një gjyqësor të pavarur, media dhe OJQ mbikëqyrëse), dhe respektimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë BE-së, nuk mund të ketë asnjë vizion për paqen dhe zhvillimin në të ardhmen”.

Deklarata e nënshkruar nga Komiteti Holandez i Helsinkit, pohon se integrimi duhet të “bazohet në një angazhim të ndershëm për demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të zbatojnë vërtet reformat ndërsa BE-ja duhet të jetë parimore në vlerësimin e saj për reformat që kanë ndodhur.

I pyetur pse këto lloje të reformave ishin të rëndësishme, Drejtori Ekzekutiv i Komiteti Holandez i Helsinkit, Pepijn Gerrits tha, “shoqëritë e vërteta demokratike, të bazuara në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, lirinë e mediave dhe shoqërinë e fortë civile. Për t’i dhënë fund fantazmave te së kaluarës dhe për të punuar drejt një të ardhme paqësore dhe të drejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të ketë një perspektivë të qartë për t’u anëtarësuar në BE në të ardhmen e parashikueshme.

Zjarr Tv Ad