“Komunikimi në PD në momentet më të këqija”, Mark Marku: Po sulmojnë njëri-tjetrin, Berisha po bën lëvizjet për vete…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mark Marku në një intervistë ka folur për situatën politike momentalisht brenda Partisë Demokratike.

Ai është shprehur se komunikimi në PD është në momentet e saja më të këqija, ku ish kryeministri Sali Berisha në “Foltoret” që zhvillon akuzon për paaftësi kreun e PD, Lulzim Bashën.

Marku ndër të tjera tha se Basha e ka këtë “luftë” për interesat e veta dhe jo për PD.

“Berisha po shfaqet dhe tregon atë sesi nuk duhet të ketë PD me “Foltoren” e tij. Pse? Sepse qoftë në formën e me gjuhën e komunikimit që po përdor. Një nga arsyet pse nuk e ka krijuar konsensusin masiv të bëhet mazhoranca numerike është kjo formë komunikimi. PD po humb kohën politikën dhe fizike. Forma e komunikimit në kohën me të keqe. Ku PD sulmon njerëzit e saj, po kthehet prapa në kohë. Berisha ka aspekte më të lavdishme e nuk ka pse ta kthejë në pjesën e saj më të keqe.

Ai po thotë se ka zbuluar papritur se Basha është burimi i të keqes. Njerëzit me mend në kokë do i flasin emocioneve dhe arsyes. Çfarë po bën Berisha me këtë fushatë?

Jam i habitur, po përdor shprehjen se është e keqe se kjo është gabim. PD është në këtë pikë për shkak të përgjegjësisë së Berishës po ashtu edhe të Bashës. E Berishës nga 90’ deri në 2013, por edhe më pas, por edhe e Bashës. Berisha po thotë se unë kam një platformë për PD, por ai e ka një lëvizje për vete,” tha Marku ndër të tjera për “news24”.

Zjarr Tv Ad