Komunitetet fetare të Shqipërisë i bashkohen Presidentit për të përkujtuar Nënë Terezën

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësit e të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri, u bashkuan sot me Presidentin Ilir Meta, për të përkujtuar Nënë Terezën në 5-vjetorin e shenjtërimit të saj.

Presidenti Meta tha pas kësaj ceremonie: “I nderuar dhe shumë i lumtur, që së bashku me udhëheqësit e komuniteteve fetare, të kremtonim sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, me anë të një veprimtarie përkujtimore dhe kulturore, një prej ngjarjeve më të shënuara për kombin shqiptar, 5-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Shembull i jashtëzakonshëm dhe i përhershëm i humanizmit, solidaritetit, bamirësisë dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj atyre që kanë nevojë më shumë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale, me madhështinë e thjeshtësisë së Saj, Shën Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Vepra dhe mesazhi i Saj duhet vënë në veprim në çdo kohë, nga çdo njeri, dhe nga çdo Qeverisje, për të hartuar e vënë në zbatim politika më sociale, që sjellin ndihmë reale ndaj shtresave më në nevojë,: theksoi Meta.

Zjarr Tv Ad