Koncensioni i sterilizimit/ Ish zv.ministri i Shëndetësisë thirret për herë të dytë në SPAK, nga hetimet deri tani…

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj thirret sot për herë të dytë në SPAK ku do te pyetet për koncensionin e sterilizimit, raporton News24.

Rrjepaj ka qene kryetari i komisionit të koncensionit, njeriu kryesor që ka firmosur per kete koncension.

Sipas gazetares Klodiana Lala, nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se ky koncension është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe bëhet fjalë edhe për shkeljet të tjera të rënda.

Në këtë kuarër prokurorët e SPAK kanë pyetur jo vetëm pjesëtarë të stafit pranë QSUT por dhe anëtarët e komisionit të koncensionit.

“Ky koncension është fituar nga kompania koncensionare me administrator një biznesmen që sipas të dhënave mediatike ka lidhje të forta e të afërta me ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja”, tha Lala

Zjarr Tv Ad