Koncerti i qeverisë është po aq falas sa shëndetësia

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Enton Abilekaj /

Koncerti është po aq falas sa shëndetësia. Ata që janë aty, njësoj si me check up-in sterilizimin, laboratorët etj., nuk paguajnë asgjë në hyrje, sepse është paguar me taksat e tyre, madje disa herë më shtrenjtë se ç’ do tu shkonte bileta. Problemi është që paguajmë edhe ne që nuk shkojmë në antimitingun e kamufluar të Edi Ramës. Antimitingu që u shpall pas mitingut opozitës, në fillim si festë për BE, pastaj përfundoi si festë për 100- vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.

Mund t’ i gjejnë 100 emra, për të fshehur nevojën e Kryeministrit të trembur për të mbledhur brohoritës që, në fakt, mbështesin Florin, Xhensilen, Çiljeten dhe gjithë këngëtarët që nuk pyesin pse paguhen aq shtrenjtë nga buxheti i vendit më të varfër në Europë, që nuk po arrin të ndihmojë as familjet në nevojë kur çmimet fluturojnë bashkë me fitimet e biznesmeneve të emëruar të qeverise. Këto ahengje të kushtueshme nuk kanë lidhje as me SHBA as me BE, bëhen vetëm në lindje dhe vetëm nga miliarderët e rinj. Ata të paktën nuk i bëjnë për propagandë.

Burimi:Postimi i analistit në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Zjarr Tv Ad