Koncesioni i sterilizimit, SPAK lëshon 8 urdhër-arreste, në pranga ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni i tenderit

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj është arrestuar me urdhër të SPAK për hetimet që po kryhen për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale.

Burime për media bëjnë me dije se janë lëdhuar 8 urdhër-arreste për disa zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë.

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar edhe biznesmeni që mori tenderin Ilir Rrapaj. Ai u ndalua ditën e djeshme teksa ishte me pushime në jug. Rrapaj u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës, me urdhër të SPAK. Për të ka pasur disa fletë-thirrje nga SPAK për t’u marrë në pytje në lidhje me tenderin e stereliziimit, por që nuk është përgjigjur, çka ka bërë që SPAK në këto kushte të njoftojë Policinë e Shtetit që në momentin që do lokalizojnë personin në fjalë, të bëhet shoqërimi me forcë.

Paraditen e sotme Ilir Rrapaj pritet të shoqerohet nga Vlora për në Drejtorinë e Tiranës dhe më pas në ambientet e SPAK ku do të merret në pyetje për koncesionin e shumëpërfolur teësterilizimit.

Ka qenë Nisma Thurje që kallëzoi në dhjetor 2019 se koncesioni i sterilizimit ishte një aferë e dyshimtë korruptive. Ministria e Shëndetësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë koncesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit, shkruan neësbomb.al.

Drejtuesi i kompanisë fituese të themeluar në Prishtinë është Ilir Rrapaj, i cili ka drejtuar një firmë të vogël ndërtimesh në Umbria të Italisë. Ai është pjesë e konsorciumit, që përfshin “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

Zjarr Tv Ad