Konferenca e KQZ dhe OSBE, Celibashi për votën e emigrantëve: Koha është tani, në zgjedhjet më parë politika ndikoi në mos votimin nga jashtë…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka mbajtur fjalën në Konferencën Kombëtare të KQZ dhe OSBE. Celibashki gjatë fjalës së tij tha se është shprehur se politika ndikoi në mosvotimin nga jashtë dhe se palët kanë treguar pasiguri. I ndër të tjera tha se  KQZ është e vendosur në lidhje me votimin nga jashtë dhe se do vijojnë punën për ta realizuar këtë.

“Bazuar po në ndryshimet e Kodit Zgjedhor të vitit 2020, KQZ u rioganizua në strukturë dhe në përbërje tërësisht. Dhe kjo vetëm 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve të pritshme të 25 prillit 2021. Edhe pse koha ishte thuajse edhe teorikisht e pamjaftueshme, qoftë edhe vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve brenda vendit, KQZ u angazhua seriozisht dhe me përgjegjësi institucionale për të krijuar të gjitha kushtet rregullatore dhe ato teknike për të mundësuar votimin nga jashtë edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

KQZ është e vendosur dhe e ka bindjen e plotë se përmbushja e përgjegjësive të saj institucionale në lidhje me votimin nga jashtë, nuk mundet të jetë e plotë dhe e dobishme nëse në rrugën e përmbushjes së tyre ne nuk konsiderojmë të gjithë faktorët e interesuar në këtë proces. Gjithë kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të konsultohet që në fazën e draftimit me të gjithë grupet e interesit, përfshi këtu edhe partitë politike. Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen.

Dikush mundet të thotë që kjo është e qartë. Mundet. Por ne kemi konstatuar që ka pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje, nga parti politike, subjekte të tjerë të interesuar për votimin nga jashtë, por edhe vetë brenda KQZ.  E në vijim të kësaj cështje unë mendoj se ne duhet të rihapim diskutimin në lidhje me përfaqësimin e votës së mërgatës. Ka pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Personalisht mendoj se do të ishte me dobi dhe interes të gjerë që ne të aplikonim një sistem përfaqësimi të tillë që për mërgatën të kishte një numër të rezervuar vendesh në Kuvend.

Kjo nga njëra anë do të garantonte plotësisht përfaqësimin e tyre, si dhe dëgjimin e zërit të tyre për zhvillimin e vendit, por nga ana tjetër nuk do të cënon interesin e atyre që jetojnë në mënyrë të përhershme brenda vendit dhe që janë të lidhur direkt me cfarë dhe si vendoset nga institucionet publike duke filluar më së pari nga Kuvendi që është organi përfaqësues i tyre” tha Celibashi ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad