Konfindustria akuza të forta qeverisë: Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar, ka krijuar probleme me pasoja të rënda për qytetarët e bizneset

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konfindustria ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të qeverisë. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Konfindustria, shprehet se Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar, duke vlerësuar se janë krijuar problematika shtesë m,e pasoja të rënda për qytetarët, bizneset e ekonominë në tërësi.

Madje teksa përmend se ky Bord ka përplasje të interesit, për shkak se gjysma e numrit të anëtarëve janë operatorë të tregut, Konfindustria kërkon krijimin e një Enti Rregullator të Karburanteve, si një institucion të përhershëm në varësi të Kuvendit.

“Konfindustria vlerëson, se Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar në plotësimin e qëllimit të themelimit, duke krijuar edhe problematika shtesë me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset dhe ekonominë kombëtare në tërësi. Bordi ka përplasje të qartë të interesit në përfaqësim me gjysmën e numrit të anëtarëve, që i përkasin pikërisht operatorëve të tregut, që duhet të vëzhgohen për spekulime të mundshme, metodologjive të paqarta, që përcaktojnë vendimmarrje subjektive me hapësira të gjera edhe për korrupsion “, thuhet në deklaratë.

Sipas Konfindustrias, tregu i karburanteve në Shqipëri ka shenja të organizimit në formë karteli duke shtuar se ka dyshime edhe  për kontrabandë masive në nivele, që arrijnë në 30% të sasisë së përgjithshme të konsumit.

Zjarr Tv Ad