Konfirmohet, Trump dhe Putin do takohen në G20

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump gjatë takimit të grupit 20 (G20) në Japoni këtë javë.
Dy liderët do takohen për të diskutuar mbi kontrollin e armëve dhe situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, përfshirë Iranin.
Trump ka thënë më parë se planifikonte të takohej me Putin gjatë samitit G 20 në Osaka dhe Putin u shpreh se e mirëpret dialogun dhe është gati të ulet për bisedime.
Ndihmësi presidencial rus, Yury Ushakov u tha gazetarëve në një konferencë në Moskë të mërkurën se takimi në Osaka do të zhvillohet në pasditen e 28 qershorit dhe duhet të zgjasë rreth një orë.
“Sa i përket temës së diskutimeve, varet nga udhëheqësit,”-u tha Ushakov gazetarëve, duke shtuar se ata gjithashtu kanë gjasa të prekin “stabilitetin strategjik” dhe Ukrainën.
Por nuk ka ende një konfirmim nga zyrtarët e SHBA nëse kanë rënë dakord për mbajtjen e takimit, megjithëse të dyja palët shprehën interes të fortë për të mbajtur takim gjatë samitit dy ditor.

Zjarr Tv Ad