Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar sot ndaj aksionit të ndërmarrë nga qeveria për konfiskimin e kateve pa leje në pallate. Ajo e cilëson një aksion gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit.
Statusi i Açkës:
A keni ndonjë fije turpi?!
Po sekuestroni godina shumëkatëshe pa lejë? Po kush i lejoi këto godina të ndërtohen?
Ju!
Ky është një aksion i pastër gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit dhe për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë me të cilin i gjobitët dje shqiptarët. Sa kohë nuk ka të ndëshkuar për këto shkelje dhe dorëheqjet tuaja, kjo është vetëm kozmetikë.
Kështu e nisët pushtetin, duke sekuestruar ikona, gjysmat e të cileve tani një zot e di ku janë.
Uzurpimi pas shpine, brutaliteti fashist pa kurrfarë shqyrtimi të rregullave dhe ndërgjegjjes, është domeni juaj i pushtetit. Aty jemi në substancën tuaj dhe të parëve tuaj.
Doni t’iu shërbeni shqiptarëve? Çlironi edhe rrugicat e qyteteve nga kioskat e patronazhistëve tuaj.