Nga Avokat Erald Aga
Absurditeti, analfabetizmi ligjor e kushtetues trokiti edhe te Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit i ka kërkuar deputetëve të pranishëm në sallë që deputetët jo të pranishëm në sallë por që kanë vënë lëvizje gjyktën përmes nënshkrimit të kërkesës ose të jenë të pranishëm në sallë gjykimi ose të depozitojnë akt-përfaqësimi (prokurë të posaçme).
Gjykata Kushtetuese citon nenin 24 të ligjit organik të saj i cili parashikon:
“Pjesëmarrësit në gjykimin kushtetues mbrohen vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Kur çështja kalon për gjykim dhe objekt kërkese është një ligj ose akt normativ, kërkuesi përfaqësohet në gjykim me avokat ose përfaqësues ligjor të specializuar”
—
Pra, sipas kësaj dispozite kërkohet që vetëm kërkuesi pjesëmarrës në gjykim të mbrohet, përfaqësohet me avokat apo përfaqësues ligjor të specializuar. Kjo dispozitë nuk parashikon që kërkuesi jo i pranishëm në seancë të përfaqësohet e mbrohet detyrimisht me avokat apo përfaqësues ligjor të specializuar.
—
Për më tepër, neni 38/5 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese parashikon:
“5. Kur kërkuesi, subjekti i interesuar ose përfaqësuesit e tyre, megjithëse janë njoftuar, nuk paraqiten në seancë plenare ose nuk dërgojnë dokumente shtesë, seanca plenare zhvillohet në mungesë”.
Pra, qartë fare për subjektet kërkues jo pjesëmarrës në seancë që kanë vënë në lëvizje gjykatën, gjykimi vijon normalisht në mungesë të subjektit kërkues.
—
Pyetjet që lindin me absurditetin e vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese janë:
1) Nëse deputetët nënshkrues të kërkesës depozituar pranë kësaj gjykate nuk paraqiten në seancë, çfarë do bëjë Gjykata Kushtetuese? Do të zhvillojë gjykimin në mungesë apo do të vendosë kthimin e kërkesës mbrapsht pa vendim përfundimtar?
2) Nëse vendoset që subjektet kërkuese në mungesë apo në prani të përfaqësohen me akt-përfaqësimi (prokurë posaçme) a do ruhet ky standard edhe për kryeministrin, ministrat apo drejtues institucionesh që vënë lëvizje Gjykatën Kushtetuese të shkojnë te noteri për të lëshuar prokurë të posaçme?