Kongresi do hetojë mbi Presidentin Trump

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i komisionit të drejtësisë, Jerrold Nadler tha për mediat amerikane se 60 individë dhe entitete do të merreshin në pyetje, duke filluar nga e hëna, mes tyre edhe Donald Trump Junior. Nadler tha se ai beson se Trump e ka penguar drejtësinë, por çdo lëvizje për formalizimin e akuzave ndaj tij, do të varet nga rezultatet e hetimit. Vetë Trump ka mohuar në vijimësi akuzat dhe kundërpërgjigjet duke thënë se demokratët po bëjnë një gjueti shtrigash. Të shtunën ai ndërmori një sulm të ashpër në adresë të prokurorit të posaçëm Robert Mueller, që pritet t’i dorëzojë së shpejti prokurorit të përgjithshëm një raport për përzierjen e supozuar mes fushatës së Trump dhe Rusisë.

Vënia e Mueller në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga ana e presidentit, si edhe shkarkimi i ish shefit të FBI, në lidhje me hetimin mbi Rusinë, janë mes çështjeve që Nadler i citon si prova për pengim të drejtësisë nga ana e presidentit Donald Trump. Sidoqoftë, për momentin, nuk ka prova për të nisur procedurat për impeachment kundër presidentit. Demokratët kanë tani kontrollin e dhomës së përfaqësuesve, me republikanët që mbajnë Senatin.

 

Zjarr Tv Ad