Kongresi i PS një tallava politike!

0
376
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kongresi i PS një tallava politike!

Në tre ditë Rilindja u “mblodh”në Kongres! “Ajka” e pushtetmbajtesve kishte ardhur!..

Duke ndjekur nga afër këtë event socialist, u mundova të shoh ndonjë gjë të mirë publike dhe për publikun! U mundova të shoh ndonjë shpresë a ndryshim prej Partisë në pushtet! Duke parë e vozitur tre ditëshin e kongresit partiak asgjë konkrete nuk zbulova! Nuk pashë as ndryshim as objektiva as shprese për reflektim e ndryshim!

Pashë dhe dëgjova zhurma duartrokitjesh, pashë buzëqeshje hipokrite të delegatëve drejt “komandantit” prijës!..

Pashë dhe dëgjova batuta që dhe në tavolina miqsh duhen përdorur me masë! Dëgjova Ramën që mburrte Lindën dhe Linda Ramën! Dëgjova se Gramoz Ruçi na qenka shoku më i ngushtë i Edi Ramës!!! Pashë dhe dëgjova se Ramës me çdo kusht i’u dashkan 800 mijë vota për sofrën e tij politike në një mandat të tretë! Dëgjova gjithashtu ftesën publike të Ramës drejtuar horrave, të deklarojnë pasurinë dhe lekët sepse do ju falen mëkatet nga amnistia!!! Dëgjova se pas shtatë vitesh në karrigen e ngrohtë kryeministrore, Rama do i “ngrejë” pagat në janar të vitit 2021!!!

Për gjithçka pashë dhe dëgjova në këtë kongres dua t’a them mendimin tim! Kongresi i Ramës ishte më keq se një muzikë tallava! Ky kongres ishte padyshim një tallava politike!!!

Nga Greta Hoxhaj!

Zjarr Tv Ad