Konjufca: Për dy javë përfundojnë negociatat për qeverië e re

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit që është zhvilluar sot mes LVV-së dhe LDK-së, është deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se për 10 ditë apo dy javë do të përfundojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re, raporton Zëri.info.

“Mendoj që për 10 ditë ose 2 dy javë do të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re”, ka potencuar ai.

Gjatë një deklarate dhënë për medie, Konjufca ka folur edhe rreth deklarimeve të fundit të nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, i cili së fundi ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së. Përkundër kësaj, ish-deputeti i LVV-së ka thënë se deklarimet e tilla nuk mund të quhen përplasje.

“Nuk do të kisha thënë që janë përplasje. Pas pamundësisë së arritjes së koalicionit parazgjedhor me LDK-në, ne ua kemi shpjeguar qytetarëve që tani kryeministri zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Tashmë është e qartë edhe sipas rezultateve që faktikisht mandatari për kryeministër do t’i përkasë subjektit që ka fituar numër më të madh të votave”, është shprehur Konjufca.

Një gjë të tillë, siç ai ka deklaruar, nuk e ka kontestuar asnjëri prej subjekteve politike.

Tutje, nënkryetari i LVV-së ka thënë se Lutfi Haziri i ka kontribuar takimit të sotëm.

“Jam i bindur që kontributi i Hazirit ka qenë shumë i nevojshëm në këtë takimin tonë, edhe për mbarëvajtjen e bisedimeve tona. Prandaj e tëra që mund të them është që ai realisht i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë të arritjes së pajtueshmërisë tonë sa iu përket dy fushave”, ka shtuar ai.

Zjarr Tv Ad