Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë një njoftim sa i përket situatës së gripit të shpendëve në Shqipëri, ku shkruhet se së fundmi ishin identifikuar vetëm disa raste të rralla në shpendët e oborrit. Duke shtuar më tej se ishte bërë asgjësimi i rasteve dhe dezinfektimi i ambientit.
Në njoftim thuhet se nuk kishte asnjë rrezik nëse qytetarët konsumonin mish dhe vezë të skuqura në temperaturë më të lartë se 70 gradë.
Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë për gripin e shpendëve në Shqipëri:
Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, vazhdon monitorimi i kujdesshëm nga veterinerët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Gjatë ditëve të fundit janë konstatuar raste sporadike të shpendëve të oborrit, si dhe një pelikan, të cilët janë asgjësuar dhe zonat janë në proces desinfektimi.
Në përputhje me Planin e Kontigjencës, në zonën e mbrojtur 3 km dhe në zonën e mbikëqyrjes 10 km është kontrolluar territori dhe fermat. Nga kontrolli i kryer nuk janë konstatuar shpendë të tjerë të sëmurë apo të ngordhur. Veterinerët zyrtarë nga kontrolli i fermave nuk raportojnë për marrje mostrash pasi nuk kanë patur dyshime. Vazhdon monitorimi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.
Theksojmë se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius.
Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800