Nga Gjiknuri, te Bushati dhe Rama/ Zbardhet axhenda e Kongresit të 9 prillit, rendi i ditës dhe diskutimet për Statutin

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialistët do të mbledhin më 6 prill Asamblenë e Partisë dhe më datë 9 prill do të mblidhet Kongresi. Ndër pikat kryesore të cilat do trajtohen është dhe projekt-vendimi i shkarkimit të të gjithë kryetarëve të PS në rrethe, Statuti i ri, ndyshimi i simboleve, etj.

Sipas dokumentit që disponon newsbomb.al, punimet do të hapen nga Sekretari i partisë Damian Gjiknuri, në orën 12.00. Pas tij do të flasë Elisa Spiropali për procesin e Këshillimit Kombëtar, Ditmir Bushati për hapjen dhe fuqizimin e PS dhe Taulant Balla për përgjegjësitë e mazhorancës.

Edi Rama do të mbajë fjalën i fundit në këtë sesion të parë, në orën 12.35, dhe më pas do të nisë sesioni i punimeve formale. Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.

Zjarr Tv Ad