Kontrata e re me Dybalanë, zhgënjehen tifozët e Romës

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paolo Dybala është tashmë zyrtarisht futbollisti më i ri i Romës. Futbollisti argjentinas u transferua me parametra zero në kryeqytet pas përfundimit të kontratës me Juventusin.

Ardhja e Dybalasë ka elektrizuar ambjentin verdhekuq pasi edhe pse karriera e tij është kushtëzuar nga dëmtimet, cilësia dhe klasi nuk i mungojnë.

Mediat italiane kanë zbuluar disa detaje nga kontrata e re e sulmuesi që kanë zhgënjyer tifozët e romës.

Bëhet fjalë pikërisht për klauzolën e largimit që në rastin e argjentinasit është 20 milion euro. Kjo sipas tifozëve është një klauzolë e ulët dhe që mund të ndikoj në të ardhmen për një largim të mundshëm.

Pasi nëse futbollisti bënë paraqitje të mira me skuadrën e Romës, shumë skuadra të tjera do të ishin në gjendje të paguanin një shifër të tillë për të marrë shërbimet e lojtarit.

Zjarr Tv Ad