Kontrolle në lokale dhe makina në Durrës, 18 të shoqëruar

0
1038
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksion i policisë së Durrësit, në kuadër të mbajtjes nën kontroll të situatës kriminale, i shtrirë në kontrolle lokalesh dhe automjetesh, ka bërë që të shoqërohen 18 persona.

Aksioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe gjatë natës, gjatë të cilit janë kontrolluar 45 makina dhe 6 lokale, duke çuar në sekuestrimin e një arme zjarri, vënien nën hetim të tre personave, dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Më konkretisht mbrëmjen e djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, uniformat blu kanë ushtruar kontroll territori, automjeteve dhe personave, më qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe parandalimin e akteve kriminale, kapjen e personave në kërkim, armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe çdo sendi të kundraligjshëm.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të S.M., 23 vjeç, O.Gj.. 23 vjeç dhe N.M., 25 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e E.N., 26 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz, në mbështetësen e krahut, më drejtues shtetasin S.M., dhe pasagjerë shtetasit O.Gj., dhe N.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një revolver i markës “Zastava”, me mulli. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Mercedes Benz”.

I riu i shpallur në kërkim është poseduesi i armës dhe njëkohësisht pronari i automjetit ku u gjet arma e zjarrit.

Për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit, lidhur me veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Zjarr Tv Ad