Kontrollojnë plotësisht Afganistanin, talebanët thonë se kanë urdhëruar luftëtarët e tyre të mos futen në shtëpitë e njerëzve

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Talebanët njoftojnë se kanë lajmëruar ushtarët e tyre që të mos futen në shtëpitë e njerëzve. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se, sipas talebanëve, ushtarët janë urdhëruar dhe që të mos prekin automjetet e ambasadave, veçanërisht ato në Kabul.

Dekreti, i dërguar nga nënkryetari i grupit Molavi Yaqoub për luftëtarët me notë zanore, erdhi pas raporteve se militantët talebanë ishin përfshirë në plaçkitjen dje, një ditë pasi morën dhe kontrollin e kryeqytetit të vendit.

Talebanët gradualisht po vendosin autoritetin e tyre në Afganistan. Të gjithë punonjësve të qeverisë u është kërkuar të kthehen në punë dhe plaçkitësit e mundshëm janë paralajmëruar për dënime të rënda nëse kapen.

Furrat dhe farmacitë janë hapur sot në pjesë të kryeqytetit dhe ka më shumë trafik në rrugë. Në kafene dhe në makina nuk ka më muzikë dhe fotografitë e grave në reklama janë lyer me bojë.

Disa udhëheqës të lartë talebanë pritet të dalin në një konferencë shtypi në Kabul sot më vonë, duke paraqitur planet e tyre për të ardhmen e vendit dhe formimin e një qeverie të re.

Zjarr Tv Ad