Konventa Kombëtare e PL-së/ “Me modelin e ri ekonomik transparencë, jo si çeta e patronazhistëve!”, Vasili: Shqiptarët e kanë një alternativë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar mbi modelin e ri ekonomik të paraqitur ditën e djeshme në Konventën Kombëtare nga kreu i PL-së, Ilir Meta.

Vasili e ka cilësuar këtë model si një alternativë për shqiptarët dhe se modeli aktual rilindës duhet të shpërbëhet. Po ashtu deputeti shton se me modelin e ri do ketë liri dhe transparencë.

REAGIMI I VASILIT

Me Modelin e ri ekonomik të paraqitur dje nga Ilir Meta, shqiptarët kanë që nga dje një alternativë shumë të qartë për varfërinë, për zhvillimin dhe lirinë e bisnesit, për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase me peshë, për një sistem fiskal të drejtë dhe jo të korruptuar.

– Shembja e modelit aktual rilindas të bazuar në korrupsion ,pastrim parash dhe trafiqesh.

-Burimet dhe oportunitetet jashtëzakonshme të Shqipërisë do të shfrytezohen maksimalisht dhe nuk do të grabiten.

– Të ardhurat do të rriten sepse korrupsioni grabit mbi 2 miliard euro vetëm nga mosmbledhja korruptive e tyre.

– Liria dhe konstruktiviteti maksimal ndaj bisnesit moto udhëheqëse për transformimin ekonomik

– Transparencë dhe verifikim në themel i çdo qindarke të parave publike të derdhura me miliarda në Koncesione, PP dhe tendera korruptive pa fund të dhënë me 99% te çmimit.

Kryefjala e Modelit te ri ekonomik është sundimi i ligjit dhe transparenca absolute e administratës shtetërore, që do të shndërrohet në shërbyese të qytetareve dhe jo më si një çetë grabitqare patronazhistësh të korruptuar siç është sot vetëm për shkak të Edi Ramës.

Zjarr Tv Ad