Kopshti i ri Zoologjik në kryeqytet, Rama: Hap dyert së shpejti

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kopshti i ri Zoologjik i Tiranës do të hapë së shpejti dyert, duke u dhënë fëmijëve një atraksion të munguar prej vitesh. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama pas inspektimit të punimeve në këtë kopsht zoologjik, i rikonceptuar si një mjedis i përshtatshëm për kafshët dhe me hapësira çlodhëse për vizitorët.

“Për pak do të hapë dyert edhe ky Kopsht i ri Zoologjik më në fund, falë një projekti shumë të bukur të bashkisë së Tiranës, një bashkëpunim intensiv së bashku me Lalin dhe ekipin e bashkisë për tu dhënë fëmijëve të kryeqytetit  një atraksion të munguar për shumë e shumë vite, por me një cilësi absolutisht shumë, e shumë, shumë herë më të mirë se sa çfarë ishte dikur kur ne ishim të vegjël”, tha Rama.

Kopshti i ri Zoologjik ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve. Projekti parashikon tharjen e liqeneve ekzistuese dhe krijimin e tre liqeneve të reja. Nga sipërfaqja e re e përfituar do të shtohen hapësirat në dispozicion për strehimin e kafshëve.

Zjarr Tv Ad