Korçari i famshëm Vrenozi: Protestat s’na shpien gjëkundi! Deputetët e PD të hyjnë në grevë urie

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Personazhi i njohur nga rrjetet sociale, Ilir Vrenozi, tha në emisionin “Zonë e Lirë” se deputetët e PD-së duhet të futen në grevë urie për të sensibilizuar ndërkombëtarët.

Sipas Vrenozit kryeministri Rama nuk reagon nga protestat, të cilat organizohen prej 12 vitesh nga opozita.

Vrenozi thotë se Berisha duhet të dalë dhe të thotë se nëse opozita fiton zgjedhjet kryeministër do jetë Tomorr Alizoti.

“Protestat s’na shpien gjëkundi. Mendoj që deputetët duhet të hyjnë në grevë urie, kjo sensibilizon Brukselin, Amerikën. Protesta kemi 12 vjet që bëjmë dhe Rama s’do t’ia dijë. Nëse këta bëjnë grevë urie, atëherë vijnë njerëzit, sepse vetëm me militantët s’bëhet, duhet elektorati gri. Berisha duhet të bëjë një gjë, që mund të marrë dhjetëra mijëra vota, nëse thotë që nëse opozita fiton zgjedhjet kryeministër i ardhshëm do jetë Tomorr Alizoti, dhe unë do mbetem kryetar i partisë. Alizoti përfaqëson një pjesë të të djathtëve dhe të persekutuarve”.

Zjarr Tv Ad