Korçë/ Në mungesë konsumi, masiviteti i mollëve përfundon tek bagëtitë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si çdo vit në Korçë fermerët janë duke flakur prodhimet e tyre si pasojë e mungesës së tregut dhe çmimit të ulët. Por në fshatin Dvoran, banorët po ushqejnë kafshët me prodhimin që nuk arrijnë ta shesin.

BanorMe 100 lekë të vjetër. 

Fermerët flasin për tonelata prodhimi që kanë mbetur stok në oborret familjare.

Një pjesë e mirë e prodhimit tashmë është dëmtuar, dhe kalbur si pasojë e dimrit të ftohtë.

Thuajse i gjithë fshati me 500 shtëpi është orientuar drejt frutikulturës.

Por me çmimin që kanë shitur, thonë se nuk nxjerrin as shpenzimet dhe po shkojnë drejt falimentimit.

Ndaj disa kanë nisur ti presin pemët, e të tjerë i kanë lënë pa vjelur.

Ndërkohë që Drejtoria e Bujqësisë flet për eksporte, realiteti duket krejt ndryshe, pasi prodhimi stok është thuajse në çdo banesë.

 

 

Zjarr Tv Ad