‘A tregohet bashkëshorti në Shqipëri’, Dorina Mema tregon përse e mban diskrete

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo është një ndër personazhet më të njohura shqiptare ka qënë kampione e ‘Bodybuilding’ dhe është ndër më të përfolura në media.

Po flasim për Dorina Memën e cila është shumë aktive në rrjetin social Instagram dhe në rrjete të tjera me trupin e tonifikuar e në top formë duke motivuar dhe vajza të tjera.

Mema njihet dhe për jetën luksoze që ajo bën, por përsa i përket asaj private është shumë diskrete.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Thumb’ me Aulonën dhe Fatmën ajo treguar të rejat nga jeta personale dhe profesionale.

E pyetur  se përse e mban këtë marrdhënie kaq diskrete nga media ndërkohë që është folur shumë edhe për pushimet e tyre jashtë vendit, ajo është përgjigjur plot sportivitet:

“Po i njëjti është, ndryshojnë shtetet. Në fakt, nuk është i njëjti është bashkëshorti im! Më thoni a nuk është gjëja më  e zgjuar që kam bërë gjithë jetën time? A tregohet bashkëshorti në Shqipëri?”

E pas kësaj gazetarja duke qeshur i ka thënë: “Jo se ta marrin”

“Problemi është që nuk ma marrin dot dhe unë po mënjanoj një thyerje këmbe, krahu. Bëj shaka sepse njeriu nuk mbahet kurrë me dhunë”, ka përfundur Dorina.

 

Zjarr Tv Ad