Korçë/ Plumba makinës, shkak i ngjarjes është një konflikt i vjetër mes autorëve

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës (24 shkurt) në Korçë kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine e cila ishte parkuar në rrugë.

Ka dyshime se shkak i ngjarjes është një konflikt i vjetër mes autorëve dhe shënjestrës, Mateo Aliko, ndërsa makina ishte në pronësi të të atit, Albert Aliko.   

29-vjeçari rezulton i dënuar në vitin 2008 për grabitje me armë në kazino si edhe vjedhje të tjera në qarkun e Korçës.

Policia ka shoqëruar 15 persona në polici, ndërsa autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende. Dyshohet se nuk janë nga Korça.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe nga të shtënat është thyer xhami i një banese.

Si u qellua makina-  Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21: 45 në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës.  Mjeti që u qëllua me armë zjarri ishte i parkuar. Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Informacion paraprak i dhene nga policia mbremjen e 24 shkurtit:  Më datë 24.02.2019, rreth orës 21:45, në lagjen nr 4, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit në pronësi të shtetasit A.A, mjet i cili ishte i parkuar në rrugë. Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad