Koreja e Veriut shpërthen ndaj kandidatit për President në SHBA

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koreja e Veriut e ka quajtur ish nën-presidentin amerikan, Joe Biden, “një qen të tërbuar” që “duhet të goditet për vdekje me shkop”.

Biden aktualisht është duke garuar për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA më 2020.

Gjuha e përdorur më 14 nëntor, është e pazakonshme edhe për standardet e Koresë Veriore, e cila me raste ka fjalor të ashpër kur përshkruan persona që i sheh si armiq.

Biden “kishte guxim ta sfidonte dinjitetin e udhëheqësisë supreme”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan, KCNA.

“Qentë e tërbuar sikurse Biden mund të lëndojnë shumë persona nëse lejohen të vrapojnë… Ata duhet të goditen me shkopinj për vdekje. Kjo gjë do të jetë edhe në përfitim të SHBA-së”, ka thënë kjo agjenci.

Biden ka treguar se “se ka shenja të sëmundjeve mendore. Duket se ka ardhur koha që ai të largohet nga jeta”, është thënë ndër të tjera në agjencinë verikoreane.

Në fushatën e Bidenit të prezantuar javën e kaluar, është publikuar një reklamë që sulmon politikën e jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump duke thënë se “diktatorët dhe tiranët po përgëzohen, aleatët tanë po largohen”.

Fjala “tiran” përmendet në kohën e njëjtë kur paraqitet një fotografi e Trumpit me liderin verikorean, Kim Jong Un, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, në një samit të mbajtur vitin e kaluar.

Zjarr Tv Ad