Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në Elbasan është një situatë katastrofike.
Boci thekson se shumë mjekë janë infektuar me Covid-19 në këtë qark, ndërsa shton se situata është totalisht në rënie të lirë.
Postimi i Luciano Bocit:
Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan.
Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv.
Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.
Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve.
Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.
Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta.
Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit.
Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata.